Egla Ceno dhe Meriton Mjekiqi janë përfshirë në një debat të ashpër me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP3”.
“A e kupton që je e çmendur?”, e pyeti moderatori banoren, e cila u shpreh se të njëjtën pyetje i bëri edhe e dashura e tij, Ilnisa Agolli por u largua nga “BBV” pa e marrë përgjigjen.
“Çfarë krize ke pasur në mendje që je çmendur? Mos e ke nga shpifjet dhe gjygjet?”, e pyeti sërish Meritoni Eglën duke u tallur me të, ndërsa aktorja duke e injoruar tha “po nga gjygjet e kam”.
Pjesë nga debati:
Meritoni: Mënyra sesi reagon në situata
Egla: Je i trembur, më raftë pikë
Meritoni: Po shumë i trembur. Mënyra sesi i thua tjetrit përndjekës pa qenë
Egla: Dil përjashta
Meritoni: A e kupton që je e çmendur?
Egla: Pse s’dole me Ilnisën nga dera e kuqe
Meritoni: Çfarë krize ke pasur në mendje që je çmendur?
Egla: Këtë pyetje ma bëri edhe Ilnisa por doli, nuk e mori dot vesh
Meritoni: Ouuu
Egla: Do të dalësh edhe ti pa e marr vesh
Meritoni: Ok faleminderit. Unë do të dal kur ta vendosin publiku. Të është rritur mendja se kape një prime tjetër
Egla: Ka mundësi
Meritoni: Çfarë ke që je çmendur? Mos e ke nga shpifjet dhe gjygjet?
Egla: Nga gjygjet e kam



