Monday, December 23, 2024
spot_img

Dashuria do të “trokasë” në derën e këtyre shenjave të horoskopit muajin qershor!

- Advertisement -..

Në qoftë se maji ju gjeti “single”, duket se qershori do t’u japë zgjidhje një herë e mirë të gjitha problemeve të zemrës. Këtë nuk e themi ne, por yjet që kanë parashikuar histori të reja dashurie në horizont për 3 shenjat e mëposhtme. Laps e letër dhe shënoni:

1.Dashi

Të lindurit në shenjën e parë të horoskopit pritet të kenë një qershor sa më intensiv për sa i përket çështjeve sentimentale. Do të ndiheni gjithë kohës të joshur nga personat që ju rrethojnë, si dhe më në fund do të mund të gjeni atë që kërkonit prej kohësh.

2.Luani

Yjet dinë gjithçka, megjithatë në rastin e kësaj shenje duhet të falënderoni planetet për ndryshimet e reja në jetën tuaj në çift. Bashkëpunimi i Diellit, planetit udhëheqës të Luanit, me Saturnin dhe Marsin do t’ju ndihmojë që të gjeni më në fund dashurinë e vërtetë. Të gjithë ata që kanë dalë nga një marrëdhënie afatgjatë nuk duhet të frikësohen nga rreziku i dështimit, apo të mos qenit në lartësinë e duhur për të provuar emocione të reja. Kjo është një sfidë që do ta kaloni me sukses. Gjysma e parë e qershorit do të shoqërohet kryesisht me flirtime dhe ndjesi sporadike, kurse fundi i muajit është ajo periudhë që do t’ju të bëjë të ndieni sërish fluturat në stomak.

3.Peshqit

Peshqit janë një ndër shenjat më të ndjeshme të zodiakut. Janë vazhdimisht në kërkim të emocioneve të reja, atyre emocioneve që të trondisin qenien, mirëpo maji nuk është treguar aq bujar me ta. Mos u pezmatoni, ju pret një qershor i mbushur me njohje të reja. Në ndryshim nga lidhjet e mëparshme, marrëdhënia e re do të ngjizet edhe nga një kimi intelektuale.

Ndërkaq, nga ana tjetër janë disa shenja të horoskopit që nuk kanë edhe aq shumë fat në dashuri dhe gjatë gjithë kohës përballen në vështirësi me njohjet dhe marrëdhëniet e tyre.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X