Gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme, Vëllai i Madh vendosi që të surprizonte Heidi Bacin dhe Romeo Veshajn, duke i dërguar në një suitë të bërë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP3”.
Pasi mbaroi spektakli, Romeo vendosi që të shkonte të debatonte me Julian Dedën në vend që të qëndronte me partneren e tij në suitë. E kjo e ka mërzitur Heidin, e cila kur aktori u rikthye në dhomë i tha:
“Prekem se janë më të rëndësishme sqarimet me Julin sesa me hedh “fun” me mua”.
Por Romeo u shpreh se kjo gjë nuk është e vërtetë. Më pas banorja i tha aktorit që t’i kërkonte falje, ndërsa ky i fundit u shpreh:
“Të thashë njëherë. U mërzite dhe më shan mua. A je normale moj, më ka kapur koka?”, ndërsa Heidi shpërthen në të qeshura.
Pjesë nga debati:
Heidi: Nuk po bëj lojë
Romeo: Ku u preke moj shpirt?
Heidi: Prekem se janë më të rëndësishme sqarimet me Julin sesa me hedh “fun” me mua
Romeo: Ok, kështu do të më nxjerrësh mua? E mendon kështu? Ti i mendon më të rëndësishme debatet me Julin sesa të qëndroj me ty!
Heidi: Unë u mërzita
Romeo: E kuptoj
Heidi: Jo se kupton fare
Romeo: Të zihem unë me ty për Julin?
Heidi: Thuaj më fal
Romeo: Të thashë njëherë. Si vjen të më përmendësh Julin mua? Je në terezi?
Heidi: Çfarë bërë? Tani unë e kam fajin?
Romeo: Jo se ke ti fajin….
Heidi: Po unë u mërzita
Romeo: U mërzite dhe më shan mua. A je normale moj, më ka kapur koka?
Heidi vazhdon të qeshë



