Wednesday, February 18, 2026
spot_img

Latest Posts

Pak ditë më parë u përplas ashpër me produksionin dhe hodhi akuza të rënda, Jetmiri pendohet

Pak ditë më parë, ish-konkurrenti Jetmir Salaj u largua nga formati i ‘BBV3’ me dëshirë të plotë.

Pas një përplasjeje në studio me opinionisten Ori Nebijaj, moderatori Ledion Liço e ‘përzuri’ ish-banorin prej studios duke mos i dhënë mundësinë e qëndrimit në karriget e ish-banorëve.

Teksa pas largimit nga formati i ‘BBV3’ me dëshirë të plotë, Jetmir Salaj sulmoi ‘Top Channel” duke paralajmëruar se do të tregonte në publik çdo padrejtësi të bërë ndaj tij çdo gjë që ndodhte në prapaskenë, ai jo vetëm që nuk tregoi asgjë por në ‘Prime-n’ e djeshëm zgjodhi të ulej në karriget e studios së ‘BBV3’ .

Padiskutim që kjo gjë doli në kontradiktë me ato që ish-banori kishte thënë. Pasi doli ‘keq’ në publik për gjestin e bërë, Jetmiri nëpërmjet një postimi në Instastory është munduar të justifikohet duke thënë:

“Për të gjithë injorantët dhe trimat, një kontratë është një kontratë dhe duhet respektuar.”

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X