Vajza e Majlinda Bregut ka qenë shpesh herë në vëmendjen e mediave rozë.
Së fundmi Kejda ka tërhequr vëmendjen me postimin e fundit që ka bërë në rrjetet sociale, pasi ka bërë publike lidhjen e saj. Ajo ka postuar një foto në “Instastory”, ku shfaqet me partnerin e saj.
Kejda shihet pranë të dashurit, të cilit ia ka mbuluar fytyrën me një zemër. Edhe pse ajo është një personazh që nuk i ka qejf daljet publike, arriti sërish që të marrë vëmendjen e të gjithëve me bërjen publike se zemra e saj tashmë i përket një mashkulli.
Kujtojmë se Majlinda Bregu ka edhe një djalë, 17-vjeçar, Enesin të cilit i referohet si “i vogli” i shtëpisë.