Tuesday, February 17, 2026
spot_img

Latest Posts

“Kam kaluar një fëmijëri me trauma! Mami ndërroi jetë dhe babai…”/ Konkurrenti i “BBV” rrëfen historinë e tij të trishtë

Shkëlqim Bega ka rrëfyer historinë e tij të trishtë të fëmijërisë në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Gjatë një bisede me Graciano Taganin, boksieri ka treguar se ka kaluar një fëmijëri me trauma pasi nëna e tij ndërroi jetë kur ai ishte në një moshë të vogël.

Bega tha se babai i tij nuk u martua më, duke ua kushtuar jetën fëmijëve të tyre, të cilët tashmë i ka si shokë.

Ti ke një edukatë të jashtëzakonshme edhe ajo do të ishte krenare për ty, jam i sigurtë” – iu drejtua balerini duke e ngushëlluar Çimin për humbjen e nënës së tij.

Biseda:

Shkëlqimi: Fëmijëria jote ka qenë bardh e zi, por e imja ka qenë me trauma. Janë shumë gjëra që s’ke pasur femijëri

Graciano: Besoj që motrat të kanë ndihmuar shumë

Shkëlqimi: Po, por edhe ato e kanë përjetuar

Graciano: Po babai jot a krijoj ndonjë marrëdhënie tjetër apo jo.

Shkëlqimi: Jo

Graciano: Ua dedikoj jetën vetëm ju

Shkëlqimi:  E kam si shok. Janë gjëra që nuk jam as i pari dhe as i fundit që i ndodhin, por janë të forta

Graciano: Ti ke një edukatë të jashtëzakonshme edhe ajo do të ishte krenare për ty, jam i sigurtë. Sa mir se e ke gjetur veten që punon

Shkëlqimi: Më pëlqen më shumë puna në lëvizje

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X