Mbrëmjen e djeshme Meriton Mjekiqi u surprizua nga Ilnisa Agolli në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Gazetarja i tha banorit se e ka marrë malli shumë për të, teksa duke qeshur e porositi moderatorin që mos të kthehet në shtëpi pa fitoren.
Ndonëse deri tani është vënë re se familja e Meritonit nuk e ka mbështetur lidhjen e tij me Ilnisën, mesa duket kjo gjë ka ndryshuar.
Në faqen zyrtare të Meritonit, e cila menaxhohet nga familjarët e tij, ditën e sotme është postuar videoja e takimit të mbrëmjes së djeshme të çiftit.
Mesa duket me këtë veprim familja e moderatorit kanë treguar se e kanë pranuar romancën e çiftit.



