Efi Dhedhes arriti të shndërrohet në një ndër personazhet më të komentuar në media pas pjesëmarrjes së saj në sezoni e dytë të Big Brother Vip.
Pavarësisht se shpesh herë është shprehur se ajo eksperiencë ka ndikuar tepër negativisht sa i përket gjendjes së saj emocionale, ajo ka pranuar gjithashtu se të qënurit pjesë e këtij formati, i ka hapur asaj shumë rrugë sa i përket karrierës së saj.
Ndërkohë që shpesh herë ka shprehur dëshirën për të qenë pjesë e ekranit për të moderuar programe të ndryshme, mesa duket momenti ka ardhur.
Në promon e programit “Cherry on Top”, i cili do të transmetohet këtë të premte në orën 22:00, një ndër të ftuarat speciale është Efi, e cila ka zbuluar se do të kthehet në ekranin e Top Channel.
Në një sekuencë të promos së programit, Bora shprehet:
“Efi do na bëjë prezantimin e projektit më të ri që do të nisë në Top Channel”.
Nuk është ende e qartë se cili është projekti që do të sjellë Efi në ekranin e Top Channel por fansat po presin me padurim të zbulojnë më shumë në lidhje me programin e personazhit të tyre të preferuar.



