Tuesday, February 17, 2026
spot_img

Latest Posts

Pas debateve të ashpra në BBV1, Donaldi i shkruan një letër Einxhel

Mbrëmjen e sotme në ekranin e Top Channel do të transmetohet puntata e radhës e emisionit “Cherry on Top”. Ndërkohë publiku është njohur me të ftuarit e kësaj pjese, ku një ndër to është edhe ish-banorja e edicionit të parë të “Big Brother VIP3”, Einxhel Shkira.

Ftesa e moderatores së njohur, Bora Zemani, për Einxhelin erdhi si një befasi, pasi kujtojmë se kjo e fundit me Donald Veshajn nuk kishin një raport të mirë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

“Besoj që ka shumë njerëz që do të habiten me praninë time”, tha Einxhel pas prezantimit në studio.

Ndërkohë në një video të shkurtër të “promo”-s, Bora i thotë se Donaldi i ka shkruar një letër, ndërsa Einxhel shprehet duke qeshur se “nuk e përballon dot”.

“Donaldi të ka shkruar një letër”, i tha Bora Einxheli, e cila i përgjigjet: “Nuk e përballoj dot, 1 sekondë”.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X