Tuesday, February 17, 2026
spot_img

Latest Posts

“Të është bërë fytyra shollë këpuce”/ Egla i kthehet ashpër Erjolës: Ma shpif, ti je diva e plehrave dhe…

Një debat mjaft i ashpër ka ndodhur mbrëmë mes Egla Cenos dhe Erjola Doçit në “Big Brother VIP3”. Gjithçka nisi pasi moderatorja i hodhi në shtrat aktores bishta cigaresh dhe qese mbeturinash.

Egla e ofendoi Erjolën duke i thënë që ka rënë shumë poshtë me veprimin qv bëri, duke shtuar se ‘ia shpif’.

“Patjetër. Të është bërë fytyra shollë këpuce, me fjalë nuk merr më vesh”- iu kthye Erjola, duke i kërkuar aktores që mos t’a përfshijë me të tjerët.

“Ti je diva e plehrave”, tha Egla e acaruar me Erjolën nga veprimi i saj.

Mes debatit të dy vajzave është futur edhe Françeska Murati, e cila e habitur nga veprimi i Erjolës i tha asaj që s’janë në muajin e  parë të  “Big Brother” që të bëjnë veprime të tilla.

Pjesë nga debati:

Egla: Ti je diva e plehrave dhe cigareve. A e ke kupton sa poshtë je? Ma shpif që ke futur duart te krevati im

Erjola: Patjetër, faleminderit

Egla: Ma shpif nga koka te këmbët. Rri larg gjërave të të tjerëve, trego edukatën që ke

Erjola: Patjetër. Të është bërë fytyra shollë këpuce, me fjalë nuk merr më vesh

Egla: Ti je diva e plehrave

Erjola: Epo thuaju të tjerëve, mua mos më fut në një thes me të tjerët

Françeska: Çfarë i bëre? I hodhe cigare te krevati

Erjola: I vura këto (bishtat e cigares) dhe qese të zezë

Françeska: O Erjola s’jemi në muajin e parë të “Big Brother”. Kemi filluar të hedhim plehra te krevatet e të tjerëve

Erjola: Zemra ti bëj çfarë të duash me jetën tënde

Françeska: Patjetër që do të bëj

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X