Monday, February 16, 2026
spot_img

Latest Posts

Aktorja e njohur Hilary Duff bëhet nënë për herë të katërt, sjell në jetë vajzën. Ja emri i veçantë që i ka vendosur të bijës

Aktorja e njohur Hilary Duff është bërë nënë për herë të katërt.  

Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë aktorja përmes një postimi në Instagram, teksa tregoi se me 3 maj ka sjellë në jetë vajzën e saj të cilën e ka pagëzuar me emrin Townes Meadow Bair.

Hilary ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa foto nga momenti kur ajo dhe bashkëshorti i saj, Matthew Koma kanë marrë në krahë për herë të parë të voglën e tyre.

Townes Meadow Bair tani e dimë pse na bëri të prisnim kaq gjatë… Ajo po i bënte perfekte ato faqe!

Kam muaj që ëndërroj të të mbaj në krahë dhe 5 ditët e fundit të njohjes me ty, të të vështruarit dhe nuhatjes tënde kanë qenë momente magjike. Të gjithë të duam sikur të kishe qenë këtu gjatë gjithë bukurisë”– ka shkruar aktorja.

Çifti janë prindër të 2 vajzave, Banks 5 vjeçe dhe Mae 3, ndërsa Duff ndan edhe një fëmijë me ish-bashkëshortin, Mike Comrie, Luca.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X