Monday, February 16, 2026
spot_img

Latest Posts

“Unë dhe nëna ime mund të shikojmë fantazma”/ Aktorja e njohur habit me deklaratën

Aktorja e njohur Kate Hudson beson se ajo dhe nëna e saj, Goldie Hawn, kanë aftësi të veçanta mistike.

Gjatë një interviste të fundit me Howard Stern, Hudson iu dha fund thashethemeve që kanë qarkulluar në rrjet për të, duke treguar se ajo dhe nëna e saj shikojnë fantazma.

“Ti dhe nëna jote mund të shihni njerëz të vdekur, apo jo?” pyeti direkt moderatorja, ndërsa aktorja u shpreh: “Unë mund të shoh gjithçka.”

Hudson vazhdoi: “Kur isha e vogël, në fakt ishte shumë frikësuese sepse mund të shikoja fantazma gjatë gjithë kohës. E kisha si shqisën e gjashtë. Unë dhe nëna ime Goldie mund të shohim njerëz të vdekur. Nuk është vërtet të shohësh, është të ndjesh një shpirt. Një energji e gjashtë. Unë besoj në energji. Unë besoj se truri ynë mund të shfaqet në gjëra vizuale.”

E teksa u pyet nga Howard nëse mund ta shihte babain e tij të vdekur, Kate tha: “Nuk është kështu. Është si të marrësh disa mesazhe. Është disi si shqisa e gjashtë. Është si të shohësh njerëz të vdekur”.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X