Saturday, September 21, 2024
spot_img

Brenda ditëlindjes së Ariana Fejzullahut! Fjalët e ëmbla që i dedikoi vjehrri i saj, Sabri dhe urimi i Ermalit!

- Advertisement -..

Ditën e djeshme blogerja Ariana Fejzullahu ka festuar ditëlindjen e saj, e rrethuar mes miqsh dhe nga bashkëshorti, Ermal Fejzullahu.

Sigurisht në këtë ditë kaq të veçantë nuk kanë mumguar urimet nga personazhe të njohur të botës së spektaklit, ku ndër urimet më të veçanta ishte edhe ai i vjehrrit të saj, Sabri Fejzullahu.

“Ariana, ti nënë, bashkëshorte e njeri i përkryer”- i drejtohet kështu Sabri Fejzullahu me këto fjalë të ëmbla nuses së tij të djalit.

Më tej ai i uron Arianës pozitivitet e mirësi, ashtu siç ajo është.

Nga ana tjetër nuk ka munguar urimi as nga bashkëshorti i saj, Ermali, i cili ka ndarë në llogarinë e tij në instagram pamje nga festa e ditëlindjes. Aktualisht çifti ndodhet në Capri të Italisë dhe po shijojnë pushimet nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe rrethit të afër shoqëror.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X