Ledian Agallijaj dhe Elhaida Dani krijuan romancën e tyre gjatë “Dancing With the Stars 1”. Çifti shihen kudo bashkë e shfaqin dashurinë e tyre në rrjetet sociale. Sapo Elhaida përfundoi eksperiencën e saj në jurinë e “X Factor”, çifti nisi disa ditë pushime.
Së fundmi, ata kanë publikuar një foto nga Roma, por mbishkrimi na futi në dyshime. “Dy jemi, por ushqehemi sa për tre”, – shkruan Elhaida përbri fotos.
Kaq ka mjaftuar që në rrjet të aludohet për një shtatzëni të mundshme të këngëtares.



