Saturday, September 21, 2024
spot_img

U fotografua me shenja dhune në fytyrë, REAGON për herë të parë Luana Vjollca: “Traumë e vjetër …“

- Advertisement -..

Një foto e moderatores së famshme Luana Vjollca së fundmi bëri xhiron e rrjetit. Ishin pikërisht disa pamje që po qarkullonin kudo, ku showgirl-i shfaqej në një makinë me shenja dhune.

Të paktën kështu u komentua gjerësisht në publik, por si qëndron e vërteta?

Luana Vjollca ka publikuar disa foto me të qarta ku shkruan: “TRAUMË E VJETËR”, duke sqaruar se ky imazh i përket këtij projekti që publikohet shumë shpejt, pjesë e #THUAJE.

Ndërkohë, më herët, Luana tregoi përmes një postimi në Instagram se kishte bërë një tatuazh të ri, i cili nuk ishte rastësisht. Të gjithë të apasionuarit pas tatuazheve, e dinë mjaft mirë kuptimin që ai mbart.

“Semicolon tattoo”, përfaqëson betejat e shëndetit mendor dhe rëndësinë e parandalimit të vetëvrasjeve. Çdo person, i cili ka një tatuazh të tillë në trup, nënkupton që ka kaluar një situatë të vështirë, e cila e ka çuar të mendojë vetëvrasjen, ose dikush i cili është solidarizuar me këtë kauzë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X