Që pas rihyrjes së Graciano Taganit në “Big Brother VIP3”, është përfolur për një ndarje mes tij dhe Argjira Spancës. Balerini i njohur ka folur shumë për partneren brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ku ka pranuar se ka një krisje në marrëdhënien e tyre.
Ndërkohë Ed Manushi në “E Diell” ka zbuluar më tepër detaje nga ndarja e çiftit të njohur. Ai tha se nuk është një ndarje përfundimtare, por probleme mes çiftit.
Manushi u shpreh se pas daljes së Gracianos nga “Big Brother VIP3”, do të sqarohen më tepër për marrëdhënien e tyre.

“Me sa dimë ne nuk është një ndarje akoma, për famë jo e jo. Është një problem. Një çift që do të sqarohen kur të dalë Graciano nga Big Brother VIP”, tha moderatori.
Nga ana tjetër kujtojmë se vetë Argjira ka folur shumë pak për këtë pjesë gjatë një bisede me Beniada Nishanin dhe Ledjona Xheladinajt, në një rubrikë në “E Diell”.
“Më dëgjo. Unë tani kam zgjedhur që të mos prononcohem përsa i përket kësaj teme, sepse kushdo që më njeh mua e di që jam shumë private. Marrëdhënien me Gracianon sigurisht që e kemi publike, kemi punuar bashkë, por mendoj që është një moment shumë delikat, që duhet ta flasim unë dhe ai sy më sy”, u shpreh moderatorja e njohur.



