Heidi Baçi u bë e njohur me pjesëmarrjen e saj në “Grande Fratello” Itali, ku u pa mjaft e afërt me aktorin disa vite më të madh se ajo Massimiliano Varrese.
Pas vizitës së bujshme të babait të saj, Genti të cilit nuk i pëlqente afërsia me aktorin, konkurrentja doli nga shtëpia, duke vazhduar më pas eksperiencën e saj në “Big Brother VIP” në Shqipëri.
Së fundmi Meriton Mjekiqi e ka pyetur Heidin për deklaratën e Massimilianos se do të përplaset me konkurrenten në “BBV”.
Banorja hezitoi të përgjigjet sepse tha se avokati i saj i ka thënë që mos të flasë pasi janë gjëra ligjore.
“Problemi është që unë kam pasur përplasje, debate, zënka me të, që ka zgjatur edhe pasi dola nga shtëpia”– tha Heidi.
“Janë probleme mes meje dhe televizionit Italian. Ka të bëjë me daljen time. Dola sepse më erdhi babi, u bë kaus”- vazhdoi ajo, megjithëse Meritoni ishte dyshues në gjërat që po i tregonte banorja.
“Kam të drejtën të mos flas”- tha Hedi duke mos treguar më shumë sepse sipas saj tashmë publiku e din të vërtetën.
Pjesë nga biseda:
Meritoni: Massimiliano po thotë që do të përplasem me Heidin në “Big Brother VIP” për arsye të tuat që i ke se janë publike.
Heidi: Është diçka që të bëjnë me realitetin tonë këtu brenda?
Meritoni: Ti reagove dhe the duhet me u marrë me të sepse ka diçka që…
Heidi: Kam të drejtën mos të flas për atë gjë sepse janë gjëra ligjore brenda
Meritoni: Çfarë gjërash? Cili është problem?
Heidi: Problemi është që unë kam pasur përplasje me të, që ka zgjatur edhe pasi dola nga shtëpia
Meritoni: Çfarë përplasjesh?
Heidi: Zënka, debate
Meritoni: Deri në çfarë shkallë
Heidi: Ofendime, sharje. Pas daljes nga shtëpia kam dhënë intervista që kam folur me linjën time, kam vazhduar me idetë e mia. Ai ka dalë më vonë, ka bërë edhe ai intervistat e veta dhe është përgjigja e tij që do të jetë përfolur. Kur janë dy televizione në mes nuk duhet të flas, nuk e them unë po e thonë avokatët
Meritoni: Çfarë ka ndodhur që shkuat deri në probleme ligjore?
Heidi: Janë probleme mes meje dhe televizionit Italian. Ka të bëjë me daljen time. Dola sepse më erdhi babi, u bë kaus
Meritoni: Paske probleme edhe me formatin edhe me personin
Heidi: Nëse kam probleme të tilla nuk mund të flas për asgjë situatë në atë format. Kam të drejtën të mos flas, ma kanë respektuar edhe produksioni.
Meritoni: Po të pyes se çfarë ka ai me ty?
Heidi: Është puna ime Meriton
Meritoni: Ky është problem, i ndërrove.
Heidi: Kam një çikë nga të dyja. Publiku i di të gjitha jashtë