Romeo Veshaj dhe Egla Ceno janë përshirë ditën e sotme në një debat në shtëpinë e “Big Brother VIP3”.
Gjithçka nisi mbrëmjen e djeshme, gjatë darkës ku aktorja e pyeti aktorin se pse është i mërzitur, ndërsa ai i ka thënë që ndihet keq për vëllain e tij, Donald Veshaj dhe Bora Zemanin, sepse janë përfshirë ne debatet që ai ka pasur me Eglën në shtëpi.
“E pra ishte nevoja jote për të sjellë vëllain tënd për më dhënë përgjigje, meqë s’paske qenë i mërzitur”– i tha Egla, duke treguar se si “plas” të sjellë Donaldin në këtë format për të ekzistuar.
“Shpërlaje pak gojën”, iu kthye Romeo, megjithëse aktorja u shpreh se nuk po ofendon askënd.



