Sot i ftuar në emisionin “Wake Up” fituesi i “Big Brother 6”, Anaid Kaloti, i cili bëri nga një koment për secilin prej tyre.
Teksa po fliste për Eglën, ai u shpreh se banorja ‘nuk është lëpirë dhe nuk është përulur në asnjë rast askujt’.
“Egla është një grua revolucionare, e cila sipas mendimit tim, ka aktruar si një lojtare shumë e mirë e asaj shtëpie që nga dita 1. Unë nuk pretendoj që Egla kjo që është brenda shtëpisë edhe jashtë shtëpisë. Ajo ka zgjedhur këtë rol në një shoqëri ku burrat e kanë mbytur vazhdimisht dhe prej vitesh pozicionin e femrës dhe të gruas, me të gjitha format. Një koketë, një femër pak gengsta. Egla nuk është lëpirë dhe nuk është përulur në asnjë rast askujt, as produksionit, që shpeshherë burrat dinë t’a bëjnë më mirë. Burrat janë lëpirës më të mirë”, tha Kaloti.
Ndërsa në lidhje me Julin, Anaidi tha se aktori i njohur ‘ka argument të fortë dhe qetësi olimpike në disa raste’.
“Julian Deda që ka një kronologji të frikshme të një lojtari që mban mend gjithçka që ka ndodhur aty që nga dita e parë. Me një argument goxha të fortë dhe qetësi olimpike në disa raste”, tha fituesi i BB6.



