18 vite të dashuruar, Rezarta Shkurta bën dedikimin romantik për bashkëshortin e saj, Ermal Hoxha. Në rrjetet sociale, artistja ka rikujtuar ceremoninë martesore duke postuar foto dhe video.
Deklarata e dashurisë për partnerin nuk mungojnë në Instagramin e Rezartës, e cila është tërhequr prej disa vitesh nga muzika. Ndër këngët e fundit të krijuara prej saj, ishte pikërisht një dedikim për Hoxhën. “Gjysma ime” u lansua në vitin 2016, gjatë kohës kur Hoxha ndodhej në burg.
Rezarta dhe Ermali janë prindër të Herës, 10 vjeç.



