E ftuar në “E Diell N’trip” ka qenë ish-partnerja e Olsi Bylykut, Egli Tako e cila gjatë intervistës së saj është ndalur dhe tek formati i “BBV3” duke komentuar për situatat e ngjarjet e fundit të ndodhura në shtëpi, ku ka theksuar se për të, dy finalistët e fundit janë Romeo dhe Juli pasi i sheh më të fortë se pjesa tjetër e finalistëve.
Sakaq, Argjira e ka pyetur lidhur me ftesën që Egli ka marrë për t’u bërë pjesë e “BBV3” dhe Egli shprehet se arsyeja që ajo nuk hyri ka qenë sepse e ka menduar që nuk ishte një moment i përshtatshëm për të.
“Unë ftesën e kam patur dhe jam falenderuese sepse është vlerësim. Nuk mendoj që ishte momenti më i përshtatshëm që të isha.”
E ndërsa Beniada e ka pyetur nëse Egli e merrte përsëri ftesën në këtë edicion të ardhshëm të “BBV” a do të bëhej pjesë e tij, ajo u përgjigj kështu:
“Ku i dihet, ndoshta edhe po. Nuk dua të flas… Nuk është çështja se unë unë nuk doja në këtë edicion por mendoja që nuk duhej duke bërë disa arsyetime dhe mirë bëra!”



