Sunday, February 15, 2026
spot_img

Latest Posts

Si i ka raportet me familjarët e Meritonit? Ja cfarë thotë Ilnisa

Ish-banorja e “Big Brother VIP3”, Ilnisa Agolli, ishte mëngjesin e kësaj të marte e ftuar në emisionin “Wake Up”. Ajo komentoi rrugëtimin e partnerit të saj, Meriton Mjekiqi, brenda shtëpisë së “Big Brother VIP3”.

Por jo vetëm kaq, pasi gazetarja foli pak edhe për raportin që ajo ka me familjarët e Meritonit. Ajo u shpreh se ka një marrëdhënie shumë të mirë me të motrën e moderatorit.

Ndërkohë më pas shton se i ka dërguar edhe një mesazh të vëllait të Meritonit, por duke mos treguar se çfarë i kishte shkruar.

Në këtë mënyrë, Ilnisa la të kuptohet se ajo ka një raport shumë të mirë me familjarët e partnerit të saj, të cilin e njohu brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

E pyetur nëse do të shkojë në Kosovë, Agolli u shpreh se aty ku ka lumturi nuk ka pse të flitet për vendin se ku do jetojnë.

Gjithashtu gazetarja u shpreh se Meritoni e meriton fitoren e këtij edicioni të tretë të “Big Brother VIP”.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X