Aludime dhe lajme të shumta kanë qarkulluar kudo rreth reperit të njohur italian, Fedez, teksa është përfolur se ai ishte në gjendje kritike për jetën.
Reperi ka zgjedhur që të sqaroj njëherë e mirë situatën nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të “Instagram”-it teksa në “Instastory” shkruan:
“Përshëndetje të gjithëve, doja t’ju siguroja se jam mirë. Kisha disa probleme këtë fundjavë, por asgjë serioze. Nuk e di pse po thonë se po vdes”.

Rikujtojmë se në fillim të këtij viti Fedezi kaloi një periudhë lufte me kancerin dhe depresionin.



