Saturday, February 14, 2026
spot_img

Latest Posts

“A je e pasur ti Françeska? ja si përgjigjet ish-banorja

Modelja Françeska Murati ishte një ndër konkurrentet më të përfolura në shtëpinë e “BBV”, e cila një javë më parë u eleminua nga gara për të fituar çmimin e madh.

Përveç debateve dhe situatatve të krijuara në shtëpi, Françeska u komentua shumë edhe për veshjet e saj luksoze.

E teksa vajzat e tjera veshin “Bershka” dhe “Zara”, Françeskën e kemi parë mjaft të kuruar dhe mjaft “të kripur”, si në përditshmëri brenda në shtëpi, po ashtu dhe gjatë “prime”-ve. “Dolce&Gabbana”, “MiuMiu”, “Alessandra Rich”, “Magda Butrym” e shumë marka të tjera të njohura, janë të zgjedhurat e Françeskës për të shkëlqyer ashtu si dhe i ka hije gjatë qëndrimit të saj në shtëpi.

Mirëpo së fundmi ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Chary on top”, ku është vënë përballë disa pyetjeve nga moderatorja Bora Zemani.

A je e pasur ti Françeska?”, e pyeti Bora.

“Zemra ime unë bie në sy vetëm nga veshja”, u përgjigj Françeska duke qeshur.

Kujtojmë që disa ditë më parë, modelja tregoi që jo të gjithë fustanet ishin nga garderoba e saj, por disa prej tyre ua ka marrë shoqeve të saj biznesmene në Shqipëri.

“Nuk ka ndonjëherë njerëz që mund t’i kënaqësh gjatë gjithë kohës. Patjetër që kam marrë fustane edhe ashtu. Nuk mund të them që të gjithë fustanet ishin 100% nga garderoba ime. Kam marrë një, dy, tre, katër fustane nga shoqet e mia që kanë biznese në Shqipëri dhe mi kanë dhënë fustanet. Pse jo? Përse mos t’i suportoj shoqet e mia? Femrat në Shqipëri janë të forta”– tha Françeska.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X