Djali i futbollistit të njohur Eros Grezda, Kian feston ditëlindjen e parë.
Në këtë ditë kaq të veçantë për të birin nuk kishte sesi të mungonte një urim nga Grezda, i cili gjithashtu ka bërë publike imazhin e të voglit të tij.
“Gëzuar ditëlindjen e parë, çdo gjë e imja”- ka shkruar futbollisti krahas fotos me djalin e tij.

Ditëlindja e djalit të tyre, Kian i bëri bashkë futbollistin dhe ish-partneren e tij Ajsel Abazi.

Ish-çifti i thanë fund martesës së tyre disa muaj pas ardhjes në jetë të djalit të tyre. Lajmin e ka bërë të ditur kjo e fundit me anë të një postimi në Instagram, ku ndër të tjera thotë se me futbollistin nuk e lidh asgjë, përveç djalit të tyre të vogël.



