Saturday, February 14, 2026
spot_img

Latest Posts

Kasti i “Friends” i gatshëm për të ndihmuar në hetimet për vdekjen e Matthew Perry

Para pak kohësh është rihapur hetimi për vdekjen e aktorit të famshëm, Matthew Perry. Me rinisjen e hetimeve, kasti i serialit të dashur për publikun në mbarë botën, “Friends”, është vënë në gatishmëri për të ndihmuar.

Dosja e çështjes nuk është mbyllur dhe hetimet janë ende në vazhdim, me autoritetet që këmbëngulin në pyetjen se kush e furnizoi aktorin me ketaminë.

Aktorët që luajtën krah Matthew Perry te “Friends” janë të gatshëm, sipas një burimi të afërt të tyre, të ndihmojnë në hetimin për të gjetur njeriun që i dha aktorit ketaminë.

 “I gjithë kasti është ende i tronditur nga vdekja e Matthew. Jennifer dhe Courtney ishin më të afërtat me të dhe të gjithë u takuan së bashku pas vdekjes së tij. Ata janë duke u përpjekur të kujtojnë se me kë mund të ishte parë aktori kohët e fundit, por është e pamundur të kuptosh se kush mund ta ketë furnizuar atë”, tha burimi.

Ai më pas shtoi: “Ashtu si pjesa tjetër e kastit, Jen dhe Kourtney thanë se do të bëjnë gjithçka që munden për të ndihmuar autoritetet të gjejnë se kush e furnizoi atë me sasi kaq të rrezikshme të një droge vdekjeprurëse”.

Sipas të njëjtit raport të “Express”, dy të dyshuar tashmë janë marrë në pyetje dhe janë liruar.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X