Saturday, September 21, 2024
spot_img

Marnie Schulenburg “humb” betejën me kancerin/ Aktorja e njohur ndërron jetë në moshën 37 vjeçare

- Advertisement -..

Aktorja e njohur e “As the World Turns” Marnie Schulenburg ka humbur jetën në moshën 37 vjeçare për shkak të kancerit të gjirit metastatik. Ky njoftim erdhi fillimisht nga një përfaqësues i aktores për media të shumta.

Vdekjen e saj më pas e ka konfirmuar edhe bashkëshorti, aktori Zack Robidas, në një postim në Facebook. Me anë të këtij postimi Robidas falënderoi fansat dhe u kërkoi të gjithëve të mos thonë se gruaja e tij e ndjerë “e humbi betejën me kancerin”. “Thjesht nuk është e vërtetë”,– shkruante ai.

“Ajo ishte shumë e fortë,” shkroi Robidas. “Ne zgjodhëm ta përballonim sëmundjen e saj me optimizëm të madh . Duke biseduar vetëm për të ardhmen dhe vazhduam të ecnim përpara. Nuk e di nëse kjo ishte e drejtë, por kjo është gjithçka që dinim të bënim.”

Ju kujtojmë që Schulenburg u diagnostikua me kancer gjiri në vitin 2020. Në fillim të këtij muaji, ajo ndau me ndjekësit në Instagram një foto që tregonte se po kthehej në shtëpi për Ditën e Nënës pasi doli nga spitali. Ajo tregoi gjithashtu se po transportohej në shtëpi në atë kohë me një pajisje oksigjeni.

“Nuk është krenari e imja të jem një nënë 38-vjeçare që ka nevojë për një depozitë oksigjeni për të mbijetuar tani. Unë dua të jem e fortë dhe e bukur për të. Dua t’i tregoj asaj se si të lëvizë në të gjithë këtë botë me dhembshuri, forcë, gjallëri, humor dhe gëzim siç më tregoi nëna ime”, përshkroi Schulenburg. “Unë e di që të jem këtu për të është dhurata më e mirë që mund t’i bëj, por tani më duket sikur ajo po merr një version gjysmë jete të vetes time.”

Marinie Schulenburg ka lënë pas burrin e saj dhe vajzën e tyre 2-vjeçare Coda.
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X