Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3, Roza Lati, ka tërhequr vëmendjen me një postim të bërë së fundmi, ku duket se ka thumbuar hapur një tjetër nga ish-konkurrentet, Françeska Muratin.
Përmes një thënie të postuar në Instagramin e saj, Roza thotë se “veshja vlen po aq sa zonja që e ka veshur”, duke lënë dyshime për një “thumb” ndaj Miss-it.
“Veshja vlen po aq sa zonja që e ka veshur. Mund të visheni me marka, por nëse nuk jeni zonjë në shpirt, nuk do të jeni kurrë njeri i bukur”, ka qenë thënia e postuar nga Roza.




