Këngëtari shkodran, Luiz Ejlli ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një video qesharake me gjyshen e Kiara Titos, Letën.
E teksa i hap drën e makinës, Luizi i tha Letës se është duke bërë jetë nate.
“Hajde mbretëresha, diva duke bërë jetë nate”- u shpreh këngëtari.
Me muzikën e lartë në sfond, dyshja filluan duke kënduar dhe kërcyer së bashku në makinë, ndërsa Kiara e cila po bënte videon ka shpërthyer në të qeshura nga kërcimi i bashkëshortit dhe gjyshes së saj.



