Historia e dashurisë mes Diola Dostit dhe biznesmenit kosovar Erolld Belegu erdhi e papritur për publikun, por duket se njësoj surprizues ka qenë edhe për vetë çiftin.
Ndërkohë kujtojmë se romanca e tyre ka nisur vetëm pak muaj më parë dhe lidhja ka avancuar me hapa të shpejt.
Lidhja mes Diola Dostit dhe Erolld Belegut është kthyer në qendër të vëmendjes kohët e fundit. Deri më tani, ish-banorja e BBV2 ka dhënë disa intervista ku është pyetur rreth marrëdhënies dhe ka rrëfyer për ndjenjën, takimin e parë me Erolldin dhe planet e tyre të deritanishme.
Ndërkohë që janë duke shijuar pushimet e radhës në Maldivë, Diola ka bërë një postim ditën e sotme në profilin e saj të Instagramit, duke bërë një dedikim mjaft të ëmbël për dashurinë e saj dhe të partnerit.
“Në këtë parajsë tropikale, dashuria jonë shkëlqen më shumë se dielli dhe oqeani“, shkruan Diola bashkangjitur fotove, në njërën prej të cilave shihet duke u puthur me Erolldin.



