Fakti që Bora Zemani dhe Heidi Baci nuk ndiqen në ‘Instagram’ ka nxitur aludimet se mes tyre gjërat nuk po shkojnë dhe aq mirë . Por, kjo është sqaruar nga vetë Heidi.
Ish banorja e “BBV” ishte e ftuar sot në “Wake Up” dhe e pyetur për këtë temë ajo tha se sapo mësoi për lajmet i ka bërë menjëherë “follow” Borës.
“Shkojmë shumë mirë. Nuk ka asgjë. Është shumë e vështirë të shkosh keq me mua. Jam një tip i qetë kështu që përgjithësisht nuk kam probleme me njerëzit. Në jug kaluam shumë mirë. Jam kënaqur. Ishte një natyre fantastike dhe kishte një perëndim shumë të bukur”, tha ajo duke u dhënë kështu fund aludimeve për një krisje të marrëdhënieve.



