Friday, February 13, 2026
spot_img

Latest Posts

Mes aludimeve për krisjen e marrëdhënies me Ben Affleck, Jennifer Lopez kapet “mat” me një tjetër mashkull

Këngëtarja dhe aktorja e njohur Jennifer Lopez është fotografuar duke shëtitur me makinë me menaxherin e saj, Benny Medina, mes aludimeve për ndarjen nga aktori Ben Affleck.

Në foton që po bën xhiron e rrjetit, ajo duket e stresuar, ndërsa ishte e ulur në sediljen e pasagjerit.

Kujtojmë që disa ditë më parë Lopez anulloi turneun e saj, ku sipas një deklarate këngëtarja mori këtë vendim për ti kushtuar më shumë kohë fëmijëve dhe familjes së saj.

Ndonëse çifti nuk ka reaguar akoma në lidhje me thashethemet për ndarjen e tyre, disa burime bënë me dije se aktori tashmë nuk jeton në një shtëpi me Jenniferin.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X