Futbollisti Gerard Pique dhe partnerja e tij Clara Chia po mendojnë që ti japin fund beqarisë, sipas DailyMail.
Ky lajm do ti vijë si “bombë”, ish-partneres së tij Shakira, e cila nuk mori një propozim për martesë prej 12 vitesh lidhje me Piquen, me të cilin ndan edhe 2 fëmijë, Sasha dhe Milan.
Dy vite më parë ish-çifti i dhanë fund lidhjes së tyre disa vjeçare për shkak të tradhtisë së futbollistit me partneren e tij aktuale.
Pas ndarjes, Pique konfirmoi lidhjen e tij me Clara Chia Marti, gjë që duket se e lëndoi akoma më shumë këngëtaren kolumbiane.
Por mesa duket Shakirën akoma më shumë do ta lëndojë martesa e ish-partnerit, pasi 12 vite lidhje këngëtarja nuk mori një propozim të tillë.
Pas ndarjes së bujshme Shakira dhe Pique nuk kanë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin, ndonëse kanë 2 fëmijë së bashku.



