Thursday, February 12, 2026
spot_img

Latest Posts

A ka menduar ndonjëherë të shkojë në “Eurovision”?/ Fifi: Më falni që jam kaq e sinqertë, vetëm nëse do të bëhej në…

Fifi dhe Young Zeka ishin mëngjesin e sotëm të ftuar në studion e “Wake Up”. Ata kanë bashkuar forcat për të sjellë jo një, por pesë këngë të reja.

Dy këngëtarët e dashur për publikun kanë publikuar EP e tyre të parë së bashku që mban titullin “Kameleon”.

Të pyetur nëse ka qenë i vështirë ky projekt, Zerka u përgjigj:

“Nuk ka qenë aspak i vështirë sepse kemi atë kiminë bashkë. Nëse jam me Fifin i nxjerrim direkt disa këngë bashkë”.

Pjesë nga intervista:

Kush është më kritiku nga ju?

Young Zerka: Fifi është më kritike.

Fifi: Nuk i bezdis shumë çunat, por dua që çdo gjë të jetë perfekte, edhe pse perfektja nuk arrihet kurrë. Por që të përçojmë tek publiku diçka të bukur.

A ka menduar Fifi ndonjëherë që të shkojë në “Eurovision”?

Fifi: Nëse bëhet në Kosovë, po. Më falni që jam kaq e sinqertë, por… Nëse hiqet ky mendimi që ne duhet të shkojmë me një këngë shumë dramatike, ‘përrallore’, atëherë duhet ta mendojmë.

Young Zerka: Po të shohim në “Eurovision” kanë fituar ata që kanë qenë më të veçantët. Kohët kanë ndryshuar.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X