Saturday, September 28, 2024
spot_img

“Si ka mundësi që të janë pakësuar K-rat?”/ Egla nuk ia lë mangët ndjekësit

- Advertisement -..

Fituesja e “Big Brother VIP3”, Egla Ceno mbrëmjen e djeshme ka vendosur t’u përgjigjet disa pyetjeve të ndjekësve të saj në “Instagram”. Këta të fundit ishin kuriozë të dinin sa më shumë detaje në lidhje me jetën private dhe profesionale të aktores së njohur.

Por jo vetëm kaq, pasi ata e kanë ngacmuar Eglën edhe në lidhje me numrin e ndjekësve në profilin e saj në “Instagram”.

“Si ka mundësi që ta janë pakësuar K-rat?”, u pyet ajo. Aktorja u përgjigj se gjatë kohës që ajo ka qenë në shtëpi faqja e saj menaxhohej nga familjarët dhe për një kohë ka qenë private.

Ndërkohë në fund fituesja e edicionit të tretë të reality show-t shprehet se nuk i interesojnë K-rat por njerëzit.

“IG ime menaxhohet nga palë të treta dhe gjatë BBV e kishin mbajtur private… Shumë kuriozë-sharës-opaa-vllaa-qeielli-i-hënës-së-kaltërt etj. Po ‘zhduken’ shyqyr Zotit. Mua nuk më interesojnë K-rat por njerëzit”, ishte përgjigja e aktores së njohur.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X