Këngëtarja Dafina Zeqiri ka treguar se ka një raport shumë të mirë me babain e partnerit të saj, biznesmeni kosovar Kreshnik Gjergji.
Së fundmi artistja ka postuar në llogarinë e saj të Instagram një video të “vjehrrit” të saj, Rexhep Gjergji gjatë një interviste.
“Vjehrri im”– ka shkruar Dafina, ndërsa krahas videos ka vendosur edhe emoj me kurorë.

Mesa duket këngëtarja përmes kësaj videoje ka treguar se ajo ka një marrëdhënie shumë të mirë me babain e Kreshikut.



