Wednesday, February 11, 2026
spot_img

Latest Posts

Justin Timberlake flet për arrestimin: Ka qenë një javë e vështirë

Justin Timberlake iu referua arrestimit gjatë koncertit të tij. Turneu i këngëtarit ka nisur në Çikago dhe siç pritej, ylli ka komentuar incidentin që i ndodhi së fundmi, kur u arrestua për drejtim të rrezikshëm nën ndikimin e alkoolit në Hamptons.

Ndërsa ishte në skenë në United Center, Justin pranoi para publikut të tij se kishte pasur një javë të vështirë.

“Ka qenë një javë e vështirë. E di që ndonjëherë nuk jam njeriu më i mirë për të dashuruar, por e di që gjithsesi me pëlqeni”, tha ylli në skenë.

Gjyqi i Justin Timberlake është caktuar për më 26 korrik dhe këngëtari është liruar pa kusht.

Duke folur për PageSix, avokati i këngëtarit, Edward Burke Jr., tha: “Mezi pres që ta mbroj me forcë zotin Timberlake kundër këtyre akuzave. Ai do të ketë shumë për të thënë në kohën e duhur. Në këtë moment ai është në pritje të raportit të plotë nga Autoritetet e Policisë”.

Siç raporton TMZ, Justin Timberlake kishte shkuar të takonte disa miq në një hotel për darkë dhe ishte larguar në orën 12:30 të mëngjesit me makinën e tij. I njëjti publikim raporton se këngëtari ka injoruar një shenjë STOP. Kur policia e ndoqi dhe e ndaloi për një kontroll, ai nuk pranoi dhe miqtë e tij dolën dhe iu lutën autoriteteve që ta linin të largohej. Megjithatë, oficerët refuzuan dhe e prangosën.

Siç thonë burimet policore për Page Six, këngëtari dukej “nga milje larg” i dehur, teksa sytë i ishin mbytur dhe fryma i vinte erë alkooli.

43-vjeçari ka dy koncerte të planifikuara në Çikago këtë javë, pasuar nga paraqitjet në Madison Square Garden në Nju Jork në ditët në vijim.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X