Wednesday, February 11, 2026
spot_img

Latest Posts

Roza Lati rrëfeu se vuajti gjatë lidhjes me këngëtarin, Stine flet për marrëdhënien me moderatoren: S’kemi fare komunikim ishim…

Këngëtari i njohur Stine shpeshherë është përmendur nga ish-partnerja e tij Roza Lati gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Së fundmi gjatë një inteviste me Beniada Nishanin dhe Argjira Spancën, ndër të tjera ai ka folur edhe për raportin që ai ka me moderatoren, pas ndarjes së bujshme.

Artisti tregoi se nuk flet me Rozën, duke shtuar se miqësia e tyre nuk funksionoi.

“Nuk flasim fare, kemi qenë shokë, por edhe në shoqëri nuk funksionoi, nuk flasim. Tani jam liruar me fol se më para nuk flisja në intervista”- tha Stine duke treguar se ka shkëputur çdo marrëdhënie me Rozën.

Kujtojmë që moderatorja gjatë qëndrimit në “BBV”, Roza ka treguar se nuk i pëlqen që partneri i saj i ardhshëm të jetë një person publik, pasi dëshiron që të jetë ajo stari i shtëpisë.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X