Wednesday, February 11, 2026
spot_img

Latest Posts

Momente intime me një mashkull në shtrat, Nita Latifi konfirmon romancën e re të dashurisë!

Këngëtarja Nita Latifi ka konfirmuar se është në një lidhje të re dashurie.

Disa ditë më parë ish-banorja e “BBV” ndau me ndjekësit një video nga shtrati me një mashkull, të cilin ajo i shfaqi vetëm krahët muskulozë.

Së fundmi teksa ishte e ftuar në emisionin “Top Arena”, Nita tregoi se djali në fjalë është i dashuri i saj, duke mos zbuluar më shumë rreth identitetit të tij.

Ndonëse këngëtarja hezitoi që të zbulojë emrin e mashkullit që i ka rrëmbyer zemrën, gazetari në studio tha: “E njoha nga krahu”, duke lënë të nënkuptohet se i dashuri i artistes është personazh public, megjithëse Nita i kërkoi moderatorit që mos të flasë.

Pjesë nga intervista:

Alesia Bami: A është e vërtetë që je në një lidhje Nita

Nita: Është e vërtetë që jam në një lidhje. Nuk e kanë parë të shtëpisë këtë. Këtë video e kam postuar vetë në TikTok dhe kjo është çdo gjë që kam vendosur që të ndaj me njerëzit.

Manushi: E njoha nga krahu

Nita: Jo Manush

Alesia Bami: Kur do të martohesh?

Nita: Unë do të martohem kur t’më propozojë. Kam dëshirë që të bëj një dasmë të madhe, të kërcej, të kem një fustan shumë të madh, por deri më tani nuk kemi plane.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X