Brad Pitt dhe Ines de Ramon kanë bërë paraqitjen e tyre të parë zyrtare publike në Çmimin e Madh të Britanisë të dielën. Paparacët që ishin në vendngjarje fotografuan çiftin për herë të parë së bashku.
Kjo është gjithashtu hera e parë që publikohen foto zyrtare të yllit të Hollywood me partneren e tij. 60-vjeçari shihet i veshur në nuancat e së bardhës, me një xhaketë të verdhë, ndërsa 34-vjeçarja ka veshur një fustan blu të hapur dhe syze dielli.

Mediat e huaja shkruajnë se romanca mes dyshes filloi në nëntor të vitit 2022. Që atëherë ata kanë vazhduar të jenë bashkë dhe ndërkohë që lidhja e tyre duket se po shkon mirë, të dy kanë zgjedhur të mbajnë më private lidhjen e tyre.
Ata rrallë dalin publikisht së bashku dhe kur e bëjnë, kujdesen të qëndrojnë larg bliceve të paparacëve dhe të mbajnë larg syrit të publikut jetën e tyre personale.



