Tuesday, February 10, 2026
spot_img

Latest Posts

Neymar ribashkohet me ish-partneren

Tetë muaj pas ndarjes së tyre të bujshme, Neymar dhe Bruna Biancardi kanë vendosur që t’i japin një shans dashurisë së tyre. Ata janë rikthyer zyrtarisht së bashku.

Neymar dhe Bruna janë fotografuar së fundmi në një koncert në Sao Paulo, ku dukeshin shumë të dashuruar, teksa i dhuronin puthje njëri-tjetrit.

Kujtojmë se ata u ndanë në nëntor të vitit 2023, vetëm disa ditë përpara se Bruna të lindte vajzën e tyre, kjo për shkak të tradhtive të njëpasnjëshme të futbollistit me modele të ndryshme.

Ndërkohë së fundmi, është zbuluar dhe nga testi i ADN-së se Neymar është bërë baba për herë të tretë, pasi u konfirmua se vajza e modeles Amanda Kimberly është gjithashtu vajza e yllit brazilian.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X