Sunday, December 22, 2024
spot_img

Mbesa 17-vjeçare e Trump bëhet virale me fjalimin për gjyshin e saj

- Advertisement -..

Mbesa më e madhe e ish-Presidentit Donald Trump, Kai trup 17-vjeçare, ka mbajtur një fjalim për gjyshin e saj në shfaqjen e Konventës Kombëtare Republikane.

Mbesa më e madhe e ish-Presidentit Donald Trump, Kai trup 17-vjeçare, ka mbajtur një fjalim për gjyshin e saj në shfaqjen e Konventës Kombëtare Republikane. Kai Trump i tha turmës së madhe në Milwaukee, Wisconsin se ajo donte të fliste për gjyshin e saj duke treguar edhe anë tv cilat njerëzit nuk i dinin. 17-vjeçarja u prezantua nga babi i saj para se të dilte në skenë. Ai tha se vajza e tij kishte kërkuar vetë të ishte pjesë e kësaj shfaqejeje për të mbajtur fjalim për gjyshin e saj.

Vajza 17-vjeçare foli edhe për atentatin që i ndodhi Trump para disa ditvsh duke treguar se ishte tronditur shumë dhe ishte shumë e habitur sesi dikush kishte tentuar ta bënte atë veprim.

Kai Trump dha përshtypjen e një vajze e cila do të jetë pjesë e politikës shumë shpejt dhe si duket politika e Trump do vazhdojë edhe pasi ai të mos jetë më.

“Shumë njerëz e kanë futur gjyshin tim në ferr, dhe ai është ende në këmbë. Gjysh, ti je një frymëzim i tillë dhe unë të dua.’ tha ajo para një turme të madhe. Trump i cili ishte prezent u krenua me mbesën e tij teksa dëgjonte fjalimin e saj.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X