Pas ndarjes me ish-bashkëshorten Afrona Dika, këngëtari i njohur Blero Muharremi prej kohësh ka deklaruar se është në një lidhje tjetër, por pa ndarë më tepër detaje. Blero së fundmi është parë në krahët e modeles së njohur Vjosa Pllana, e cila është shumë e famshme në rrjetet sociale.

Siç duket, vendimin për të bërë publike lidhjen e tyre e ka marrë Vjosa, e cila nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të “Instagram”-it shfaqen të lumtur krah njëri-tjetrit. Afrona Dika dhe këngëtari Blero Muharremi janë përballur për herë të parë pas divorcit të tyre të bujshëm disa vite më parë, ku nuk munguan dhe akuzat e rënda ndaj njëri-tjetrit.




