Tuesday, October 22, 2024
spot_img

Skandali i çajit të dobësimit “AÇAI ONE”, zbulohet mashtrimi me produktin që reklamojnë VIP-at(Video)

- Advertisement -..

Nga investigimi i bërë nga gazetarët e “Piranjave” rezultoi se çaji i dobësimit që reklamohet aq shumë nga vip-at shqiptarë është një gënjeshtër. Këtë e pranoi në kamerën e fshehtë edhe pronari i kompanisë që tregton Açai One në Shqipëri, Klajdi Hoxha.

“Ne nuk presim dot kupon tatimor deri në momentin që ti nuk merr pakon sepse se nuk arkëtojmë lekë, ne bëjmë shitje online. Açai është mbarim, Açai ka vdek. Është jashtë tregut, nuk ka më. Ne nuk shesim më Açai One. Açai One është ca ka ngel kthime”, tha pronari i Açai One në kamerën e fshehtë te “Piranjat”.

Në këtë mënyrë Hoxha pranon se ka gënjyer edhe për efektet e dobësimit të produktit. Në kutinë e ambalazhit të Açai One pavarësisht fletëpalosjes që është në shqip vërehet se mënyra e përdorimit të pilulës nuk është përkthyer në shqip.

Gjithashtu në deklaratë e Qendrës për Shkencë në Interesin Publik në SHBA thuhet ndër të tjera: “Nuk ka asnjë provë që të sugjerojë që pilulat Açai do të ndihmojnë në heqjen e kilogramëve, rrafshimin e barkut, pastrimin e zorrës së trashë, rritjen e dëshirës seksuale ose kryerjen e ndonjë prej funksioneve të tjera të reklamuara zakonisht. Në të vërtetë, lëngu açai ka nivele me antioksidantë më pak se ai i lëngjeve të rrushit, boronicës dhe qershisë së zezë… Asnjë provë e besueshme nuk sugjeron që antioksidantët nxisin humbjen e peshës”.

Gjithashtu adresa e kopmanisë në Spanjë Luminesa që pretendonjë që është kompania kryesore sipas investigimeve të emisionit Piranja kompania nuk egziston. Në adresën e deklaruar si kompania në Spanjë në fakt është një pastrim kimik. Do të thotë që përveç mashtrimeve të produktit,mashtrimi vazhdon edhe me kompaninë fantazëm që edhe adresa është fiktive.

Nga dëshmitë e vip-ave shqiptarë, njerëzit mendojnë me të drejtë se ky produkt është i duhuri. Por realiteti është krejt tjetër.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X