Monday, February 9, 2026
spot_img

Latest Posts

Pësoi dëmtime në kokë nga një aksident, dërgohet me urgjencë në spital djali i Angelina Jolie dhe Brad Pitt

Djali i dy aktorëve të famshëm të Hollywood-it, Angelina Jolie dhe Brad Pitt, ka pësuar dëmtime të rënda në kokë pasi është përfshirë në një aksident.

Sipas TMZ, 20-vjeçari Pax Jolie-Pitt po ngiste biçikletën elektrike në Los Anxhelos kur goditi pjesën e pasme të një makine.

Pax u dërgua në spital dhe raportohet se nuk mbante helmetë në momentin kur u aksidentua.

Mediat e huaja shkruajnë se djali i ish-çiftit me famë botërore po i afrohej një kryqëzimi në bulevardin Los Feliz rreth orës 17:00 kur u përplas me makinën.

Shoferi i makinës doli nga mjeti duke kontrolluar gjendjen e Pax përpara se të mbërrinin në vendngjarje policia dhe mjekët.

Ndërkohë burimet thanë për TMZ se Pax është në gjendje të qëndrueshme, por nuk dihet ende shkalla e lëndimeve që ka pësuar nga përplasja.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X