Këngëtarja dhe aktorja e njohur Selena Gomez, nuk është mësuar t’u përgjigjet komenteve që merr herë pas here, për pamjen e saj. Por së fundmi nga një video që ajo pa në TikTok nga një asistente e një kirurgu plastik e bëri të revoltohej.
Marissa Barrionuevo poston shpesh klipe në të cilat ndan mendimet e saj për të famshmit që beson se i janë nënshtruar një operacioni plastik. Kur u pyet për Selena Gomez, ajo u përgjigj se ndryshimi në pamjen e saj ka të ngjarë për shkak të diagnozës së këngëtares dhe aktores me ‘Lupus.’
Gomez e befasoi Barrionuevo duke iu përgjigjur TikTok-ut të saj. “Sinqerisht e urrej këtë. Unë kam bërë botox. Kjo eshte e gjitha. Më lini të qetë”, ka komentuar 32-vjeçarja.
TikToker-ja postoi komentin e Gomez, duke kërkuar falje nëse e mërziti atë. “Më vjen keq që ju mërzita (dhe e kuptoj pse). Vendosa të ndaloj së bëri video të tilla për shkak të ndikimit negativ që mund të shkaktojnë. Shpresoj ta kapërcejmë këtë dhe të bëhemi më të mire”, ka shkruar ajo.




