Sunday, February 8, 2026
spot_img

Latest Posts

Nga dasma te raporti me prindërit e partnerit, rrefehet Mikela Pupa

Ish-banorja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Mikela Pupa, është mjaft aktive në rrjetet e saj sociale. Ajo ndan me ndjekësit foto e video të ndryshme nga përditshmëria.

Pak kohë më parë, Mikela zbuloi se është në pritje të ëmbël. Madje përmes postimeve në “Instagram” ka treguar se do të sjellë në jetë një vajzë.

Ndërkohë një ditë më parë, Pupa ka bërë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj, të cilët kanë qenë kuriozë të dinë detaje nga jeta e saj private.

Teksa e pyetën se si është njohur me partnerin e saj, Mikela u shpreh se e ka njohur te studio ku punonte dhe fillimisht e ka patur shok.

Ndërsa pyetjes nëse ka menduar për emrin e vajzës, ajo u përgjigj që “po”, por sigurisht nuk e zbuloi atë. Gjithashtu Pupa u shpreh se ka marrëdhënie shumë të mira me prindërit e partnerit.

Pjesë nga biseda:

E ke menduar emrin e vajzës? Shtatzëni të mbarë dritë

Pooo e kemi menduar, faleminderit

Ai i ke marrëdhëniet e mira me prindërit e bashkëshortit dhe a do bësh dasmë?

Po kam marrëdhënie shumë të mira dhe dasmë nuk mendoj të bëj

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X