Monday, December 23, 2024
spot_img

Si ta kuptosh një mashkull që të dashuron

- Advertisement -..

Ke lidhje me dikë por nuk je e sigurt në ndjenjat e tij. Sigurisht që të pëlqen ose ke filluar të ndjesh por do të kuptosh nëse edhe ai ndjen të njëjtën gjë. Sigurisht nuk është e lehtë për të kuptuar se çfarë ndodh në mendjen e një mashkulli apo në zemrën e tij, por disa shenja dhe mund të na e tregojnë.

Në dashuri ka rregulla të ndryshme, dhe më e rëndësishmja, gjithçka është çështje e marrëveshjes që duhet të ekzistojë midis partnerëve.Psikologët arrijnë të dallojnë shenja që i veçojnë meshkujt e dashuruar, dhe na bëjnë ta kuptojmë më lehtë nëse ai do të jetë në jetën tonë. Ja disa prej tyre:

Një mashkull i dashuruar përpiqet të japë vëmendje, dhe shkëput gjithë lidhjet e mëparshme. Këtë mund ta kuptosh lehtë. Nëse ai do të jetë gjithë kohës me ty, sigurisht që nuk ka në horizont asnjë femër tjetër. Kjo është më e rëndësishmja.

Nëse një mashkull mban akoma prezent lidhjen e mëparshme pavarësisht justifikimet që jep që nuk e largon dot të shkuarën,ai nuk është i juaji duhet patjetër të dorëzoheni dhe ta largoni.Një mashkull që nuk është i qartë në ndjenjat e tij dhe nuk di tju japi vëndin që ju takon më besoni nuk ka për ta bërë sikur të kalojnë edhe vite me rradhë.

Kur një mashkull është i interesuar për një femër ai e tregon që në fillim,jep vëmëndje jep shumë dashuri përkushtim dhe të përfshinë në rutinën e tij. Nëse nuk e bënë këtë që në fillim apo ka komplekse pasi sapo ka dal nga një lidhje atëherë kjo nuk ndryshon me kalimin e kohës.

Kur një mashkull dashuron, ai nuk ka frikë të tregoj që je e tij. Nuk ka frikë apo kompleks të përfshijë në jetën e tij,me miqtë e tij ose të shmang planet me ty.

Atë çfarë ndjen një mashkull e shikoni shumë qartë në sytë e tij pasi sytë asnjeherë nuk gënjejnë.Shikimi kundrejtë jush lë të kuptojë sesa shumë ndjen.

Mbi gjithëçka janë veprat që tregojnë sesa rëndësi keni për të. Meshkujt zakonisht kanë instiktin mbrojtës ndaj femrës së tyre,ata instiktivisht dhe me dëshirë të plotë kujdesen që femra që kanë në zemër ti shkojnë gjërat mirë. I gjenden në çdo rast afër dhe jepen në çdo gjë që ta bëjnë të lumtur vajzën e zemrës.

Nëse një mashkull tregon egoizëm,kërkon vetëm vëmëndje për gjërat e tij ose është posesiv dëshiron që të jetë ai qendra e vëmëndjes atëherë ai percepton që femra që ka në krahë është thjeshtë bonus. Kjo tregon që nuk ka ndjenja të pastra me ju.

Mos e injoroni instinktin. Ai mund tua tregojë shpesh më mirë se çfarë ndodh me të. Në fund dashuria është çështje të ndjeri dhe zemra di ta dallojë furtunën nga larg, apo diellin që po afrohet drejt saj.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X