sh-banorja e “Big Brother VIP 3”, Françeska Murati, ka postuar sot një foto të djalit të saj, Charlie, i cili për pak kohë do të bëjë 2 vjeç.
Në postimin në fjalë, ish-misi që mbante kurorën e më të bukurës së Londrës, zbulon se po planifikon diçka për ditëlindjen e të birit. Shumë e emocionuar, ajo shton se mezi po pret që t’a ndajë edhe me ndjekësit e saj festën që po përgatit për të birin.
“S’më besohet që po planifikoj 2 vjetorin e Charlit tim! Kur u rrit kaq shpejt! Më duket sikur dje e kam marrë në krahë për herë të parë. Mezi po pres t’ju tregoj se çfarë feste të bukur po planifikojmë për tutucin e vogël”, shkruan ajo mbi postimin ku shfaqet një foto e djalit bebe me partnerin e saj Ergys.

Ndërkohë edhe pse është mjaft aktive në rrjetet sociale, Françeska ka vendosur që jetën e saj private t’a mbajë larg syrit të publikut. Në pak raste ajo mund të postojë foto të partnerit dhe djalit.



