Aktori i famshëm, Zac Efron, u dha fansave një përditësim pas incidentit që i ndodhi në pishinën në Ibiza. Ai bën të ditur se është mirë dhe i shëndetshëm
“I lumtur dhe i shëndetshëm”, shkroi aktori duke vijuar: “Faleminderit për urimet.
Ndërkohë miku i Efron, Caleb Davidge, ndau gjithashtu një “selfie” që tregonte atë me aktorin duke qëndruar pa këmishë në të njëjtin vend, duke shtuar dy emoji të peshëngritësit.


Zac Efron, i cili njihet për fizikun e tij muskuloz, u shtrua në spital natën e 2 gushtit si masë paraprake pas një “incidenti të vogël noti” në një vilë në ishullin spanjoll, tha përfaqësuesi i tij për TMZ.



